Serbia e pranon Kosovën shtet të pavarur? Këshilltari i Pacollit zbulon se për çfarë duhet të përgatiten qytetarët

Lajme

Serbia e pranon Kosovën shtet të pavarur? Këshilltari i Pacollit zbulon se për çfarë duhet të përgatiten qytetarët

Nga: D.RR Më: 18 qershor 2020 Në ora: 17:12
Grenell, Thaçi dhe Vuçiq

Jetlir Zyberaj, këshilltari i ish ministrit të punëve të jashtme, Behgjet Pacollit ka thënë në një postim në Facebook se Serbia e ka garantuar njohjen e Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran.

Por sipas Zyberajt, e gjithë çështja është te çmimi i kësaj njohjeje.

Ai thekson se udhëheqësit e shtetit duhet të jenë transparentë dhe ta përgatisin publikun për kompromisin që do ta bëjë Kosova.

Zyberaj tregon se në çdo takim ndërkombëtar që iu është bërë e qartë ( së paku në 4 vitet e fundit) se Kosova duhet të jap një kompromis për marrëveshjen.

Postimi i tij i plotë:

***Në secilin takim ndërkombëtar na është bërë e qartë ( së paku në 4 vitet e fundit) se Kosova duhet të jap një kompromis për marrëveshjen, sepse Serbia e ka garantuar pjesën e vet: Njohjen e Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran.
——-

- Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka të bëjë me njohjen e ndërsjellë dhe largimin e Kosovës nga kushtetuta e Serbisë.
Çlirimi dhe pavarësia e Kosovës ishin një histori e koordinuar me Perëndimin, kryesisht Shtetet e Bashkuara dhe Evropën.
Tani po flasim për ta bërë Serbinë që ta njohë Kosovën. Të gjithë liderët e dinë që kjo kërkon një konsensus në Kosovë për çështjet që do të ngrihen, përfshirë ofertën që duhet të bëjmë në procesin e negociatave që do të sigurojë njohjen.

Politikanët po flasin me naracionin populist dhe me frymën në mediat sociale, por ata duhet të jenë transparente dhe të përgatisin publikun për kompromisin që do të bëjë Kosova kur Serbia të japë njohjen e Kosovës. Çmimin e njohjës. Kjo është çështja krejt. Në secilin takim ndërkombëtar na ështê bërë e qartë ( së paku në 4 vitet e fundit) se Kosova duhet të jap një kompromis për marrëveshjen, sepse Serbia e ka garantuar pjesen e vet: Njohjen e Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat