Vuçiq: Njerëzit meritojnë të ju thuhet e vërteta – do shihet në Vidovdan a e tradhtova Serbinë

Lajme

Vuçiq: Njerëzit meritojnë të ju thuhet e vërteta – do shihet në Vidovdan a e tradhtova Serbinë

Nga: F.B Më: 19 qershor 2020 Në ora: 09:35
Aleksandar Vuciq

Në adresimin e fundit para zgjedhjeve parlamentare në Serbi presidenti Vuçiq ka theksuar se me rëndësi përkundër simptomave më të dobëta të virusit të dalim në vend votime me maska dhe pajisje dhe të votojnë, shkruan “Blic” transmeton “Bota Sot”.

Këtë Vuçiq e tha në një emision televiziv në përmbyllje të fushatës para zgjedhjeve të 21 qershorit, që po organizohen përkundër situatës epidemiologjike.

“Të gjithë kanë pasur mitingje vetëm ne SNS nuk kishim për shkak të situatës me virusin. Në fushatë kishim më pak takime me njerëz, por shpresoj se ata e kanë kuptuar pse vepruam kështu” tha ai.

Ai është pyetur rreth temës kryesore të bisedës me ministrin e jashtëm rus Lavrov përkatësisht për çështjen e Kosovës.

“Unë nuk erdha këtu të them se çdo gjë është e lehtë edhe ideale. Do të luftojë për Kosovën, shumë më tepër se ata që kanë plotë gojën me heroizma. Me rëndësi njerëzve të ju thuhet e vërteta” tha Vuçiq duke shtuar se nuk është gjithçka e këndshme por kjo varet edhe nga e diela .

Lideri i SNS njoftoi se të martën udhëton në Moskë në parakalimin e fitores ndërsa më pas do shkojë në Uashington.

“Në Vidovdan çdo gjë del në shesh. Ashtu që do të mund të shohin kush e ka tradhtuar Kosovën, Unë them se nuk do të ndodhë dhe të kota janë deklaratat e Hotit. A do të kemi ne më ëehtë, do të shohim” tha Vuçiq.

Njerëzit janë shumë më të arsimuara politikisht se që ishin përpara. Nuk mundeni njerëzve të ju shitno gjilpëra për këpucë. Njerëzit kërkojnë zell – tha Vuçiq dhe shton se njerëzit janë më optimist ehde më ambicioz tash.

Ai ka përmendur zhvillimin ekonomik, hapjen e fabrikave dhe ndërtimet në infrastrukturën rrugore.

“Kemi investuar posaçërisht në jug dhe perëndim të Serbisë, mbetet edhe shumë për të bërë në lindje të Serbisë. Ne kemi analizuar situatën financiare për të vazhduar autostradën nga Pozhega në Uzhice deri në Vishegrad” tha ai.

Presidenti përkujtoi edhe në projektet tjera madhore duke konsideruar se zhvillimi ekonomik garanton vende pune, rritje standardi page edhe pensione dhe njerëzit duhet të dinë atë që kemi bërë deri tani.

Zgjedhjet parlamentare në Serbi mbahen të dieln me 21 qershor ndërsa nga mesnata është heshtja zgjedhore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat