Nëse e shihni këtë person lajmëroni Policinë e Kosovës menjëherë

Lajme

Nëse e shihni këtë person lajmëroni Policinë e Kosovës menjëherë

Më: 19 qershor 2020 Në ora: 14:30

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore Prizeren- dega Suharekё, Gjykatës Themelore Gjakovё dhe Gjykatës Themelore Gjakovё-dega Malishevё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i kërkuar është:

· AGIM (Ismet) JEFKAJ i lindur me 20.12.1974 në Deçan.

I pandehuri është i kërkuar për veprat penale:

· Disa raste për veprat penale “VJEDHJË E RENDË” dhe “VJEDHJE”

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, çdo të Premte do të publikojë nga një ose më shumë persona në kërkim, për të cilët kërkohet ndihma e qytetarëve me qellim, sjelljen e tyre para drejtësisë.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)

– 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë – E-mail adresa: [email protected]

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat