Përurohet ujësjellësi në fshatin Stanofc i ultë

Lajme

Përurohet ujësjellësi në fshatin Stanofc i ultë

Më: 19 qershor 2020 Në ora: 15:57
Foto Ilustrim

“Një arritje madhe për të gjithë neve, janë mbi 400 familje që jetojnë jetojnë në këtë fshat dhe nga sot do ta ken ujin në shtëpitë e tyre”, kështu ka deklaruar kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri me rastin e përurimit të rrjetit të ujësjellësit në fshatin Stanofc, duke dhënë zotimin se do ta dërgojnë ujin e pijes në secilin fshat dhe lagje të Vushtrrisë, ngase këtë e meritojnë qytetarët e Vushtrrisë të cilët kohë të gjatë kanë vuajtur për ujin e pijes.

Për realizimin e projektit për  ujin e pijës, Tahiri tha se meritë të madhe kanë qytetarët e Vushtrrisë të cilët kanë kontribuar  dhe ende po kontribuojnë, bashkarisht me komunën dhe donatorë, që të bëhet furnizimi dhe lidhja e secilës shtëpi më ujësjellësin.   

Tahiri po ashtu u ka bërë thirrje qytetarëve të Stanofcit po edhe të Vushtrrisë që ta kursejnë ujin e pijës dhe që ta përdorin atë veç për pije.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat