Operativi rus i inteligjencës për ndërhyrje zgjedhore në Beograd

Lajme

Operativi rus i inteligjencës për ndërhyrje zgjedhore në Beograd

Më: 19 qershor 2020 Në ora: 17:10
Aleksandar Vuçiq

Me qëllim të ndikimit në zgjedhjet parlamentare të Serbisë, njëri nga shërbimet sekrete ruse, përkatësisht Shërbimi i Jashtëm i Rusisë (SVR) ka dërguar tashmë në Beograd specialistin e saj për manipulimin e zgjedhjeve Alfred Alfredovich Val.

Burime diplomatike në Beograd, kanë thënë se, operativi rus i inteligjencës është pjesë e Drejtorisë MS (Meropriyatiye Sodeystviye) të SVR-së, e cila merret me ndërhyrje në proceset zgjedhore, në shtetet jashtë Federatës Ruse.

"Agresioni rus në Serbi ka shënuar pikën më të lartë 20 vitet e fundit. Rusët , me çdo kusht janë të interesuar që ta mbajnë Serbinë në ndikimin e tyre, prandaj tashmë kanë dërguar njeriun, i cili është njëri nga 35 zyrtarët rusë që janë dëbuar nga SHBA për të njëjtën arsye, pra ndikimin në zgjedhje në vitin 2016", ka thënë burimi.

Ky skandal do të shënohet në historinë moderne të Serbisë si përulja më e madhe që i bëhet asaj në sferën elektorale.

Përpjekjet ruse për ta mbajtur Serbinë nën ndikimin e saj janë shumë të mëdha. Dje në Beograd qëndroi kryediplomati Lavrov, i cili së bashku me homologun serb Daçiq lëshuan një deklaratë të pashembullt lidhur me Kosovën, ku shprehej gjithë revolta që ngërthente në vete edhe pezmin për ShBA-në dhe NATO-n.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat