Policia kërkon ndihmë për kapjen e të dyshuarit për disa raste të vjedhjeve

Lajme

Policia kërkon ndihmë për kapjen e të dyshuarit për disa raste të vjedhjeve

Më: 19 qershor 2020 Në ora: 17:44
Foto ilustrim

Policia e Pejës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për kapjen  e Agim Jefkajt, lindur në vitin 1974 në Deçan.

Ai është i kërkuar për disa raste të vjedhjeve.

Policia kërkon nga qytetarët  që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, çdo të Premte do të publikojë nga një ose më shumë persona në kërkim, për të cilët kërkohet ndihma e qytetarëve me qellim, sjelljen e tyre para drejtësisë.

Policia atje ka bërë publik edhe numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

192 dhe 080019999 (pa pagesë)

039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë

E-mail adresa: [email protected]

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat