Hoferer: Fshirja e shqiptarëve nga listat zgjedhore ka impakt të madh në rezultat

Lajme

Hoferer: Fshirja e shqiptarëve nga listat zgjedhore ka impakt të madh në rezultat

Më: 20 qershor 2020 Në ora: 09:11
Christian Hoferer

Christian Hoferer, presidenti i Paneuropa Youth Bavaria (Gjermani), u bën thirrje përgjegjësve në Republikën e Serbisë të sigurojnë që zgjedhjet parlamentare këtë të diel të zhvillohen në kushte të drejta.

“Është e rëndësishme në një demokraci që parimi i drejtësisë midis partive dhe grupeve të ndryshme të respektohet plotësisht,” deklaroi ai.

Sa i përket Luginës së Preshevës, Hoferer i bën apel Presidentit Aleksandar Vucic që të marrë seriozisht pretendimet e “pasivizimit të adresave të përhershme” të shqiptarëve etnikë, veçanërisht në Komunën e Medvegjës.

Meqenëse “pasifikimi i adresave të përhershme” duket se shoqërohet me fshirje nga listat zgjedhore, këto procese mund të kenë, përfundimisht, një ndikim serioz në rezultatin e përgjithshëm të zgjedhjeve.

Sipas Kushtetutës serbe, çdo qytetar serb mbi moshën 18 vjeç ka të drejtë të votojë në zgjedhjet kombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat