Zhduket Flora Dujaka, familja kërkon ndihmë për gjetjen e saj

Lajme

Zhduket Flora Dujaka, familja kërkon ndihmë për gjetjen e saj

Më: 20 qershor 2020 Në ora: 12:05
Foto ilustrim

Flora Dujaka nga lagja “Bregu i Diellit” është zhdukur pasditen e së premtes.

Familja e saj përveç që ka paraqitur rastin në polici, kërkon nga qytetarët ndihmë për gjetjen e saj.

Blerin Dujaka, vajza e saj ka thënë se e ëma ka dalë nga shtëpia rreth orës 14:00.

“Mami është person i urtë e qetë, me ndal dikush ajo din më tregu. Ajo ka problem me orientimin. Ajo kur del adresën me u kthy nuk e din”, është shprehur Blerina.

“Po e kërkojmë nostop. Kushdo që e gjen lë të lajmërohen në polici”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat