Zgjidhjet serbe përsëri edhe në veri të Kosovës – do të hapen 80 vendvotime mbikëqyren nga OSBE dhe Policia e Kosovës

Lajme

Zgjidhjet serbe përsëri edhe në veri të Kosovës – do të hapen 80 vendvotime mbikëqyren nga OSBE dhe Policia e Kosovës

Nga: F. B. Më: 20 qershor 2020 Në ora: 21:04
Zgjidhjet serbe përsëri edhe në veri të Kosovës – do të hapen 80 vendvotime mbikëqyren nga OSBE dhe Policia e Kosovës

Të drejtë vote në zgjedhjet parlamentare të Serbisë do të kenë edhe qytetarët serbë të Kosovës që këtë mund të bëjnë në 80 vendvotime, ato do të hapen nga 7.00 deri 20.00 dhe do mbikëqyren nga OSBE dhe Policia e Kosovës, shkruan “Blic” transmeton “Bota Sot”.

Materiali zgjedhor sot në Vranje dhe Rashkë nga këshillat zgjedhor është pranuar nga OSBE dhe në mëngjes ajo shpërndahet në qendrat e vendvotimeve kanë thënë burime nga lokaliteti Lapje selo te Prishtina.

Shpërndarjen e materialit zgjedhor të paketuar pas përfundimit të procesit zgjedhor krahas OSBE-së do ta siguroj edhe Policia e Kosovës ka thënë zëvendës drejtri i policisë rajonale të Policisë në regjionin veri Besim Hoti.

Hoti ka theksuar se policia nuk planifikon asnjë plan aksionar shtesë në sigurimin e vendvotimeve dhe sigurimin e rendit dhe qetësisë.

" Policia do të intervenoj vetëm në rast të keqësimit të rendit dhe qetësisë “ tha Hoti.

Përfaqësuesit e misionit të OSBE-së nga Prishtina mbrëmë kanë vizituar vendvotimet dhe këshillave zgjedhor iu kanë kërkuar respektimin e masës së mbajtjes së distancës dhe lejimit të hyrjes në vendvotim vetëm një nga një.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat