Sot mbahen zgjedhjet në Serbi

Lajme

Sot mbahen zgjedhjet në Serbi

Më: 21 qershor 2020 Në ora: 06:56
Ilustrim

Sot mbahen zgjedhjet në Serbi

E DIEL, 21 QERSHOR 2020 06:48 | KOSOVAPRESS

Sot në Serbi do të zhvillohen zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, fillimisht të planifikuara për në prill, por që u shtynë për shkak të emergjencës shëndetësore.

Rreth 7 milionë njerëz do t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur se cila nga 21 listat e miratuara nga Komisioni Zgjedhor do të shpallet fituese.

Po ashtu edhe serbët e Kosovës do të kenë mundësi të votojnë në vendin e tyre ku jetojnë e veprojnë.

Sondazhet kanë nxjerrë fituese Partinë e Përparimit Serb, forca mazhoritare aktuale e udhëhequr nga Presidenti Aleksandër Vuçiq, e cila në vitin 2016 arriti fitojë besimin e rreth 48% të votuesve. Në vendin e dytë, me 12.5% renditet Partia Socialiste e Ministrit të Jashtëm Ivica Daçiq.

Opozita është e ndarë midis radikalëve që kanë shpallur bojkotimin e zgjedhjeve dhe disa partive të vogla të vlerësuara me vetëm 3% nga sondazhet.

E ndërsa pritet vetëm shpallja e tij si fitues, do të jetë interesante të shikohet pjesëmarrja pas bojkotit të pritshëm të opozitës, për të kuptuar se ku po shkon vendi dhe nëse qasja ndaj Moskës është fakt. Vuçiq është në pushtet prej tetë vitesh- në postin e kryeministrit dhe presidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat