Numërohen mbi 91 përqind e votave në Serbi, kjo është partia e parë

Lajme

Numërohen mbi 91 përqind e votave në Serbi, kjo është partia e parë

Më: 21 qershor 2020 Në ora: 22:10
Aleksandar Vuçiq

(E plotësuar) - Partia e presidentit aktual të Serbisë, Aleksandat Vuçiq, ka marrë 62,2 përqind të votave të përgjithshme atje për zgjedhjet e ditës së sotme.

Deri në ora 23:30 janë numëruar 91,10 përqind e votave, ku Partia Përparimtare Serbe (SNS) ka fituar 62,60 për qind, ndërsa Partia Socialiste e Serbisë (SPS) e ministrit të Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq me 10,90 për qind.

Kurese Alternativa Demokratike Shqiptare – Lugina e Bashkuar ka fituar 0.90 përqind, shkruan media serbe.

LAJMI I FUNDIT: Vuçiq fiton mbi 63 për qind të votave

Sipas projeksioneve të para të Ipsos dhe Cesid në rezultatet e bazuara në 44.1 për qind të mostrës së përpunuar del se partia e presidentit aktual serb Aleksandar Vucic, SNS ka fituar 63.4 për qind të votave në zgjedhjeve e sotme parlamentare në Serbi.

Partia e Vuçiqit ka marrë 180 mandate, SPS e Ivica Dacicit 30 mandate, ajo e ish-sportistit Aleksandar Shapiq 11 mandate.

Ndërkohë Alternativa Demokratike Shqiptare ka marrë katër mandate.

Në zgjedhjet e përgjithshme në Serbi, u cilat u votua edhe në mjediset e banuara me shumicë serbe në Kosovë.

Në Serbi, mbi 6,5 milionë banorë kishin të drejtë vote që të zgjedhin parlamentin e ri prej 250 deputetësh.

Ata po ashtu votuan për përbërjen e re prej 120 anëtarësh të Kuvendit të krahinës autonome të Vojvodinës si dhe për udhëheqjen lokale -167 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat