Ende s’janë numëruar të gjitha votat, aktualisht shqiptarët kanë siguruar 3 vende në Parlamentin e Serbisë

Lajme

Ende s’janë numëruar të gjitha votat, aktualisht shqiptarët kanë siguruar 3 vende në Parlamentin e Serbisë

Më: 22 qershor 2020 Në ora: 13:09
Foto ilustrim

Pas numërimit të 93.4% të votave për zgjedhjet parlamentare dhe lokale në Serbi, partitë shqiptare të grupuara nën koalicionin Alternativa Demokratike Shqiptare kanë fituar deri tani tri vende në parlamentin serb, sipas Qendrës serbe për Zgjedhje të Lira dhe Demokratike (CESID).

Partitë shqiptare të Luginës së Preshevës vendosën të bashkonin votat e tyre dhe të futeshin në zgjedhje nën një listë të vetme.

Për herë të parë në parlamentin e Serbisë, shqiptarët do të jenë të përfaqësuar nga tre deputetë. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat