Deputetja Ariana Musliu- Shoshi rrëfen për kohën e studimeve

Lajme

Deputetja Ariana Musliu- Shoshi rrëfen për kohën e studimeve

Më: 22 qershor 2020 Në ora: 20:16
Ariana Musliu Shoshi

Deputetja nga PDK-ja, Ariana Musliu Shoshi ka rrëfyer  një pjesë nga koha kur ajo ishte studente.

Musliu Shoshi, ka treguar se qysh në shkollën e mesme kur ishte nxënëse e gjimnazit matematikor “Xhevdet Doda”, në Prishtinë e kishte të fshehur pasionin e saj për politikën.

Ajo tek sa rrëfen  këtë pjesë të jetës së saj tregon se si gjithmonë asaj i kishte bërë përshtypje aktualiteti politik.

“Kam pasur një pasion të fshehur politikën, gjithmonë më kanë interesuar gjërat aktuale që po ndodhin në skenën politike dhe gjithmonë e kam pa si një hap mjaftë atraktiv kur je grua dhe je në politik, nuk është e lehtë,  është bajagi e vështirë se është një botë thuajse mashkullore, mirëpo  është atraktive, është shumë e mirë, sidomos kur ke të bësh me qytetarë, ke të bësh me tema që  janë shumë të rëndësishme për jetën e tyre, por është mjaft sfiduese dhe e mirë”, tha Musliu-Shoshi.

Ajo gjatë rrëfimit të saj ka treguar se në vitin e fundit të studimeve kishte shkuar në SHBA për të studiuar dhe që nga atëherë ka mbajtur shoqërinë me vajzën amerikane, Jeniffer, e cila tashmë është martuar me një kosovar dhe ka krijuar familjen e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat