Deputeti i dytë nga lista ‘’Lugina e Bashkuar’’: E papranueshme një marrëveshje Kosovë- Serbi që na ndan

Lajme

Deputeti i dytë nga lista ‘’Lugina e Bashkuar’’: E papranueshme një marrëveshje Kosovë- Serbi që na ndan

Më: 22 qershor 2020 Në ora: 23:17
Argjend Bajrami

Deputeti i dytë i dalë nga lista e unifikuar shqiptare në Luginën e Preshevës, Argjend Bajrami në një lidhje live për emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 ka thënë se nuk do të pranohet një marrëveshje Kosovë- Serbi që ndan Luginën e Preshevës.

Bajrami thotë se po shkon në parlamentin e Serbisë, aty ku nisi zanafilla e problemi me Kosovën për të nxitur debatin dhe për ta anuar në favor të Kosovës.

Sipas tij, e pakta që do të kërkojë nga Kosova është reciprocitet për Preshevën ndaj Serbisë. Ai i qëndron idesë se Lugina e Preshevës duhet të bashkëngjitet me Kosovën por jo shkëmbim territoresh që e ndan Luginën e Preshevës.

”Natyrisht që do ndikojë në mënyrë pozitive, unifirkimi në Luginën e Preshevës. U bë dhe me Republikën e Shqipërisë, angazhimin e tyre. Edhe për qëllimet tona. Një marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës duhet të jetë dhe me një lloj stabiliteti në Ballkan. Ne jemi aty ku filloi problemi, për t’i dhënë drejtimin e duhur problemit. Ne do jemi ata që do ndikojmë në debat për të anuar në Republikën e Kosovës.

Shikoni, ne gjithë shqiptarët jemi për bashkëngjitje me Kosovës. Për ne është e papranuar çdo marrëveshje tjetër që ndan Preshevën. Qëllimi ynë është të shkohet pa shkëmbim territoresh. Minimalja që do kërkojmë është reciprociteti.

Ne duam të unifikojmë pozitat. Në Serbi ka një opozitë të dobët. Dhe kjo është një justifikim që ato nuk duan të marrin pjesë në zgjedhje.”- tha Argjend Bajrami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat