Nga BE-ja nuk konfirmojnë takimin Kosovë-Serbi me 25 qershor

Lajme

Nga BE-ja nuk konfirmojnë takimin Kosovë-Serbi me 25 qershor

Nga: F.B Më: 23 qershor 2020 Në ora: 10:02
Pamje nga takimi Kosovë-Serbi

Zëdhënësi i BE, Peter Stano ka deklaruar mbrëmë vonë se ende nuk ka konfirmim për takimin e delegacioneve të Prishtinës dhe Beogradit me 25 qershor në Bruksel, shkruan “Blic”, transmeton “Bota Sot”.

"Nuk mund të konfirmoj se një takim i tillë mund të mbahet në atë datë” ka thënë ai.

Ndërsa më herët nga kabineti i kryeministrit të Kosovës Abdullah Hoti u kumtua se dialogu mes palëve nën kupolën e BE-së do të vazhdoj me 25 qershor në Bruksel.

Si ka transmetuar Kosovonline nga kabineti i Hotit është kumtuar se ai do të përfaqësoi Prishtinën në takimin e Brukselit.

Edhe Radio Evropa e Lirë më herët ka njoftuar se duke i thirr në burime jozyrtare diplomatike të enjten në Bruksel do mbahet takimi i dy delegacioneve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat