Gazeta serbe: Vuçiqin e pret ndryshimi i Kushtetutës

Lajme

Gazeta serbe: Vuçiqin e pret ndryshimi i Kushtetutës

Nga: F.B Më: 23 qershor 2020 Në ora: 10:52
Aleksandar Vuçiq

SNS e Vuçiqit ka fituar shumicën absolute që do të i mundësoj të realizoj secilin vendim përfshirë këtu edhe Kosovën, shkruan gazeta “Komersant”, transmetojnë “Danas” dhe “Bota Sot”.

Gazeta thekson se ekspertët konsiderojnë si kusht të obligueshëm për normalizimin e raporteve me Kosovën ndryshimin e Kushtetutës në çka insiston perëndimi duke larguar Kosovën nga preambula e saj, andaj kjo dhe ndryshimet tjera janë në duar të presidentit.

Komersant shkruan se tash shtrohet pyetja si Vuçiq do të shfrytëzojë shumicën parlamentare dhe nga zgjidhja e tij varet perspektiva e anëtarësimit të Serbisë në BE dhe në ndikimin financiar të perëndimit në ekonomin serbe.

“Zgjidhjet e Vuçiqit i pret edhe Rusia që kundërshton normalizimin e raporteve mes Beogradit dhe Prishtinës sepse ajo ia hap rrugën Kosovës dhe Serbisë drejt NATO-së dhe BE-së. Ruajtja e gjendjes aktuale i mundëson Moskën që edhe më tutje realisht të ketë ndikim në lojërat politike në Ballkan”, vlerëson gazeta.

Gazeta vlerëson se Vuçiq u gjet në pozitën që secili vendim që merr  mund të shkaktoj përkeqësim të pozitës së tij.

“Nëse pranon pozitën e Rusisë – do të ketë konflikt me BE dhe ShBA. Nëse i nënshtrohet presioneve dhe ndikimit të Uashingtonit do të humb partneritetin me Moskën. E njëjta është nëse pajtohet me BE pasi do ketë zhgënjim te Rusia e ShBA”, shkruan gazeta.

Andaj nga veprimet dhe zgjidhjet , Vuçiq rrezikon të ketë konflikt me një apo më shumë lojtar botëror në Ballkan.

Komersant thotë se Vuçiq po forcon pozitën e vetë duke luajtur në partneritetin me Evropën, pastaj në kartën ruse dhe ka hedhur poshtë vërejtjen se ulja në dy karrige është me rrezik, bile ka ofruar edhe karrigen kineze.

“Dhe tash zgjidhja e çështjes së Kosovës rrezikon ta shkatërrojë konstruktimin e Vuçiqit. Nëse kjo ndodhë, nuk do ta ketë lehtë të mbetet në pozitën e presidentit të Serbisë”, përfundon Komersant.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat