SHBA duan bisedime për ekonomi – Grenell në prag të takimit ja çfarë thotë

Lajme

SHBA duan bisedime për ekonomi – Grenell në prag të takimit ja çfarë thotë

Nga: F.B Më: 23 qershor 2020 Në ora: 13:47
Richard Grenell

Diplomacia amerikane është e interesuar që në takimin e 27 qershorit që duhet të mbahet mes palëve serbe e shqiptare në Shtëpinë e Bardhë të bisedohet për zgjidhjen e çështjeve ekonomike thotë i dërguari special për dialogun Grenell, shkruan “Blic”, transmeton”Bota sot”.

Ai në intervistën për "Neësmax" theksoi se “të ashtuquajturit ekspertë” kanë shtyrë të dy palët të bisedohet për çështjet ekonomike, transmeton Kosovonline duke i thirr në media.

“Kemi vendosur të përfshihemi sepse ekziston historia tjetër me aq shumë ekspertë të ashtuquajtur që kanë shtyrë në probleme politike”, tha Grenell.

Ai shtoi se të rinjve të Kosovës edhe Serbisë iu duhet puna edhe shpresa.

“Kur kam biseduar për problemet e të rinjve në Kosovë dhe bashkësinë afariste di edhe në Serbi ishte e qartë se duan zhvillim ekonomik, duan vende të reja pune, duan shpresë”, tha ai.

Grenell i ka quajtur marrëveshjet për aerotransport mes Beogradit e Prishtinës historike duke thënë se u nënshkruan për herë të parë pas 21 vjet.

Si shprehet ai në Uashington Prishtina do të përfaqësohet nga presidenti Thaçi dhe kryeministri Hoti, ndërsa Serbia nga presidenti Vuçiq dhe kryeministrja Brnabiç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat