“New York Times” publikon përmirësimin e tekstit për takimin – delegacionet nuk takohen me Trampin por vetëm me Grenellin

Lajme

“New York Times” publikon përmirësimin e tekstit për takimin – delegacionet nuk takohen me Trampin por vetëm me Grenellin

Nga: F.B Më: 24 qershor 2020 Në ora: 08:47
Grenell dhe Tramp

Gazeta amerikane “New York Times” ka publikuar përmirësimin e tekstit të djeshëm ku thuhej se presidenti Vuçiq do të takohet me presindetin amerikan Donalt Tramp në Shtëpinë e Bardhë, duke precizuar se Vuçiq përkatësisht delegacionet e të dy palëve nuk do të takojnë Trampin por vetëm të dërguarin special për dialogun Grenell, shkruan “Blic” transmeton “Bota Sot”.

“Në tekstin e publikuar të hënë rreth takimeve të presidentit serb, gabimisht është shkruar se me kënd do të takohet ai në Shtëpinë e Bardhë. Ai dhe delegacionet do të takohen me Riçard Grenell të dërguarin special për Ballkanin dhe jo me Donalt Trampin” shkruan “New York Times” në përmirësimin nga teksti i kaluar.

Përmirësimin e gazetës “New York Times” në Tviter e ka publikuar edhe vetë i dërguari special Grenell, që ka shkruar se “NYT” ishte i detyruar të bëjë përmirësimin e informacionit bazë nga teksti i kaluar për çështjet mes Kosovës dhe Serbisë me ç’rast gaboj edhe funksionin

“Nuk jam i befasuar me atë që kanë shkruar në tekst, përderisa asnjëherë nuk kanë kontaktuar me mua” ka shkruar Grenell në Tviter.

Lidhur me këtë dje presidenti i Serbisë Vuçiq duke u përgjigjur në vërtetësinë e lajmeve nga mediat amerikan se në takimin e 27 qershorit në Uashington do të paraqitet e presidenti amerikan Tramp, ka thënë se nuk beson në atë.

Ai ka shtuar se presidenti amerikan mund të paraqitet vetëm nëse vjen te ndonjë zgjidhje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat