Lë në shtëpi fëmijët nën moshën 10 vjeçare, dërgohen në spital pasi kishin pirë shumë barna

Lajme

Lë në shtëpi fëmijët nën moshën 10 vjeçare, dërgohen në spital pasi kishin pirë shumë barna

Më: 24 qershor 2020 Në ora: 09:14
Foto Ilustrim

Policia e Kosovës njofton se një kosovar i ka lënë në shtëpi tre fëmijët e tij nën moshën 10 vjeçare, të cilët më pas kanë konsumuar shumë barna dhe janë dërguar në spital.

Policia njofton se rasti ka ndodhur dje, rreth orës 18:00 në Graçanicë.

Tre fëmijët janë duke u mbajtur nën përkujdesje të mjekëve në spital.

Njoftimi i plotë:

Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar i ka lënë në shtëpi tre fëmijët e tij  të moshës 7 , 8 dhe 10 vjeç të cilët më pas u pranuan në spital pasi që të njëjtit kanë përdorur një sasi të madhe barnave. Tre fëmijët mbeten nen përkujdesje te mjekëve ne Spital . Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat