Ish-ndihmës sekretari shtetëror Frid: Marrëveshje e madhe ka pasur pak gjasa, përfshirë njohjen e Kosovës nga Serbia

Lajme

Ish-ndihmës sekretari shtetëror Frid: Marrëveshje e madhe ka pasur pak gjasa, përfshirë njohjen e Kosovës nga Serbia

Nga: F.B Më: 25 qershor 2020 Në ora: 09:15
Shtëpia e Bardhë

Bisedimet e delegacioneve të Beogradit dhe Prishtinës do të mund të konsiderohen të suksesshme edhe nëse do sjellin avancimin gradual të dialogut ka thënë Daniel Fris ish-ndihmës sekretari shtetëror për Evropë dhe Euro-Azi, shkruan “B92”, transmeton “Bota Sot”.

Frid aktualisht është bashkëpunëtor i Këshillit të Atlantikut organizatë joqeveritare, që ka thënë se “shpresoj se administrata e Trampit ka konsultuar partnerët nga BE, njofton Zëri i Amerikës .

"Nëse lëmë anash disa mospajtime të vogla në publik, zgjidhja e problemit në Ballkan varet nga ardhmëria evropiane për të gjitha vendet e atjeshme, që BE mund të siguroj dhe jo SHBA-të”, tha Frid.

Ai përkujtoi fjalën e të dërguarit amerikan Grenell për arritjen e përparimit në planin ekonomik dhe tregtar mes Kosovës dhe Serbisë.

"Do të ishte shumë me rëndësi nëse arrihet ajo, posaçërisht nëse përpjekjet në samit të jenë shpërblimi ndaj asaj që u arrit dhe nëse nuk niset çdo gjë nga fillimi” tha ai.

Ka pasur pak gjasa që të ndodhë marrëveshja e madhe, përfshirë këtu edhe njohjen e Kosovës nga Serbia por kjo nuk duhet të ishte masa e suksesit të takimit.

Në pyetjen nëse ShBA duhet të vazhdojnë angazhimin edhe nëse nuk ka sukses, Frid ka thënë se Uashigntoni mund të detyrohet të vendos presion ndaj palëve për arritje të marrëveshjes duke tërhequr iniciativat e saj në Ballkan.

"Kjo do të ishte gabim, SHBA kanë mësuar leksionin se braktisja e problemit qoftë për Ballkanin apo diku tjetër nuk do thotë se ato probleme zhduken” nënvizoi ai.

Rreth mundësisë së ndonjë kalimi në takimin e ardhshëm, Fridi mendon se është e mundshme që të dy palët me hulumtim të mençur për zgjidhje mes ShBA dhe BE mund të ikin opsioneve të rënda.

"Në mënyrë gjenerale mendoj se BE dhe ShBA duhet të bashkëpunojnë dhe koordinohen. Uashingtoni ka fuqi politike në regjion. BE ka resurse dhe shpërblimin më të madh - anëtarësimin në BE. Kur BE dhe ShBA kombinojnë resurset e veta, kemi mundësi më të madhe për arritjen e përparimit” tha Frid.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat