Ish ambasadori amerikan: Nuk e mbroj Thaçin!

Lajme

Ish ambasadori amerikan: Nuk e mbroj Thaçin!

Nga: F.B Më: 25 qershor 2020 Në ora: 09:44
Hashim Thaçi

Ish-ambasadori amerikan në Serbi, Uliam Montgomeri konsideron se shpallja e akuzës ndaj Hashim Thaçit është shembull i zgjerimi të jazit mes ShBA-ve dhe BE-së, shkruan “B92”, transmeton “Bota Sot”.

Në pyetjen a është koincidencë fakti se akuza u shpall në prag të takimit të paralajmëruar të përfaqësuesve të Beogradit dhe Prishtinës në Shtëpinë e Bardhë dhe a është përpjekje e dezorientimit të iniciativës së Grenellit, Montegomeri tha se nuk beson se është rastësi.

“Askush nuk beson se kjo ishte rastësi” ka thënë, Montgomeri për Tanjug.

Montgomeri, megjithatë tërheq vërejtjen se “pozitat kundërshtuese mes BE dhe ShBA garantojnë se në një të ardhme nuk do mund të gjendet zgjidhje e çështjes së Kosovës".

Ai me këtë rast heq çdo dilemë dhe dyshim se qëndrimi i tillë përbën mbrojtje për dikë qoftë ai Thaçi apo ndonjë politikan tjetër i Kosovës për krime potenciale të luftës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat