Kaq përsona vdiqën vitin e kaluar në Kosovë

Lajme

Kaq përsona vdiqën vitin e kaluar në Kosovë

Më: 25 qershor 2020 Në ora: 12:33
Foto Ilustrim

Gjatë vitit 2019 janë regjistruar 10,560 vdekje në Kosovë.

Prej tyre, vetëm në Kosovë janë raportuar 9,430 raste, kurse vdekjet që kanë ndodhur jashtë Kosovës janë regjistruar gjithsej 1,130 raste.

Sipas raportit për statistikat e vdekjeve të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, 4,325 ose 45.9% janë femra dhe 5,105 ose 54.1% janë meshkuj.

ASK njofton se në institucione shëndetësore kanë ndodhur 42.8% e rasteve të vdekjeve, 55.7% kanë ndodhur në shtëpi dhe 1.5% në vende tjera.

Në bazë të komunave, Prishtina prin me 2, 609 raste të vdekjeve, ose 24.7%; Prizreni me 938 raste, ose 8.9%; Peja me 639 raste, ose 6.1%, etj. Ndërkaq, mosha e të vdekurve në 81.6% është 60 e më shumë vjeç.

Në tre muajt e parë të vitit 2019, janë raportuar 27.0% vdekje, ndërsa vetëm në muajin mars ka 9.5% të vdekjeve të raportuara.

Në 90.8% të rasteve janë shqiptarë.

Sipas ASK-së në vitin 2019 janë raportuar gjithsej 157 raste si vdekje të dhunshme, vdekje në fatkeqësi janë 103 raste, vetëvrasje janë 39 raste, dhe vrasje janë 15 raste.

Në fatkeqësi, dominon mosha 50-vjeçare e më shumë vjeç për meshkuj, ndërsa tek vetëvrasjet dhe vrasjet, dominon grupmosha 20-40 vjeç.

Ndërkaq, foshnje të vdekura u raportuan 189 raste, meshkuj janë 97 raste dhe foshnje të vdekura femra janë 92 raste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat