39 vetëvrasje, 157 vdekje të dhunshme

Lajme

39 vetëvrasje, 157 vdekje të dhunshme

Më: 25 qershor 2020 Në ora: 13:17
Foto Ilustrim

Vitin që lamë pas 10.560 kosovarë kanë vdekur, ku nga këto vdekje 39 ishin vetëvrasje ndërsa vdekje të dhunshme në vitin 2019 janë raportuar gjithsej 157 raste.

Vetëm në Prishtinë brenda një vit kanë vdekur 2 609, në Prizren 938, në Pejë 639 ndërsa në qytetet tjera kosovare më pak se këto të tria. Këto të dhëna janë bërë të ditura nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).

Vdekjet e raportuara nga familjarët dhe të regjistruara në librat amzë për vdekjet, në vitin 2019, kanë qenë 10 560, prej tyre vdekje të ndodhura vetëm në Kosovë 9 430 raste, kurse vdekjet që kanë ndodhur jashtë Kosovës janë regjistruar gjithsej 1 130 raste.

Në këto shifra  54.1% janë viktima meshkuj ose në numër 5 105 raste, ndërsa 45.9% apo 325 janë femra.

Vdekje të dhunshme në vitin 2019 janë raportuar gjithsej 157 raste, ose 1.7%; vdekje në fatkeqësi janë 103 raste, ose 65.6%; vetëvrasje janë 39 raste, ose 24.8%; dhe vrasje janë 15 raste, ose 9.6%. Tek fatkeqësitë, dominon mosha 50 e më shumë vjeç për meshkuj, ndërsa tek vetëvrasjet dhe vrasjet, dominon grup – mosha 20-40 vjeç.

Foshnje të vdekura për vitin 2019 u raportuan gjithsej 189 raste, ku pjesëmarrja e tyre në gjithsej të vdekur është 1.8%. Foshnje të vdekura meshkuj janë 97 raste, ose 51.3%; dhe foshnje të vdekura femra janë 92 raste, ose 48.7%.

Kurse, foshnje të vdekura deri 6 ditë kanë qenë 118 raste, ose 62.4%; 7 deri 27 ditë kanë qenë 45 raste, ose 23.8%; dhe 28 deri në 364 ditë kanë qenë 26 raste, ose 13.8%.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat