NATO nga Brukseli, rreth aktakuzave: Gjykata e Hagës bën punën e vetë, ne tonën. Misioni ynë garanton paqen dhe stabilietin në Kosovë!

Lajme

NATO nga Brukseli, rreth aktakuzave: Gjykata e Hagës bën punën e vetë, ne tonën. Misioni ynë garanton paqen dhe stabilietin në Kosovë!

Nga: Nefail Maliqi Më: 25 qershor 2020 Në ora: 18:09
NATO

Bruksel, 25 qershor -Pas SHBA-ve, BE-së dhe Zvicres edhe NATO ka reaguar pas aktakuzave te Gjykatës Speciale të Hagës për krime gjatë dhe pas luftes në Kosovë.

Zyrtarë të NATO-së sot per gazeten kombëtare "Bota sot" kanë thënë se gjykata e Hagës bën punen e vete, ne tonën! Sipas tyre, "misioni ynë në rajon garanton paqen dhe stabilietin ne Kosovë!.."

"Misioni i KFOR-it mbetet i pandryshuar. Bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të KB, rreth 3,400 trupa të siguruara nga 27 anëtarë dhe partnerë të NATO-s vazhdojnë të kontribuojnë në mirëmbajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të sigurt në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë. " thuhet ne fund te deklarates nga selia e NATO-s

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat