Rama i tronditur nga aktakuza ndaj Thaçit e Veselit: Për herë të parë më ka ndodhur që të mos gjej dot fjalët

Lajme

Rama i tronditur nga aktakuza ndaj Thaçit e Veselit: Për herë të parë më ka ndodhur që të mos gjej dot fjalët

Më: 25 qershor 2020 Në ora: 21:33
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama sonte në Rubikon ka thënë se ka mbetur pa fjalë kur ka kuptuar aktakuzën ndaj Hashim Thaçit e Kadri Veselit.

“Për herë të parë ka ndodh që të mos gjej dot fjalët për t’u shprehur sepse ai tekst m’u duk përtej fillimit të kërkimit të drejtësisë lidhur me cfarë presupozohet se do të gjykohet ndaj Thaçit dhe Veselit’’.

‘’Për një moment mendonim vetëm këtë. Ai tekst ka marrë dhenë dhe sa shumë njerëz që nuk e kanë idenë e përgjithshme jo më detaje të historisë kanë menduar dhe ndjerë jo pse bëhet fjalë për dy udhëheqës të luftës së UCK por sikur flitet për dy pjesëtarë të një regjimi kriminal të vendosur përmes krimeve kundër njerëzimit’’

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat