Ky është inspektori që vdiq sot shkaku i Covid-19

Lajme

Ky është inspektori që vdiq sot shkaku i Covid-19

Më: 26 qershor 2020 Në ora: 15:35
Habib Kadolli

Në paraditen e sotme në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ndërruan jetë dy persona që ishin të infektuar me COVID-19.

E njëri nga ta është Habib Kadolli 61 vjeçar nga Prizreni. I nderi ishte inspektor tatimor në Drejtorin Regjionale të Prizrenit.

Administrata Tatimore e Kosovës,  ka shprehur ngushëllime për vdekjen e kolegut të tyre duke thënë se ai deri në momentet e fundit të jetës së tij me përkushtimin më të lartë i shërbeu institucionit dhe vendit.

Postimi i plotë:

Telegram ngushëllimi,

Me pikëllim të thellë sot morëm lajmin se është ndarë nga jeta kolegu ynë Habib Kadolli, i cili ishte i prekur nga COVID-19.

Habib Kadolli ishte inspektor tatimor në Drejtorin Regjionale të Prizrenit, i cili deri në momentet e fundit të jetës së tij me përkushtimin më të lartë i shërbeu institucionit dhe vendit!

Në emrin tim dhe gjithë stafit të ATK-së, familjes së të ndjerit dhe gjithë kolegëve të Regjionit të Prizrenit, ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta për vdekjen e kolegut tonë!

Ngushëllime të gjithë familjarëve, miqve dhe kolegëve!

Ilir Murtezaj

Drejtor i Përgjithshëm i ATK-së

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat