Anton Quni viziton ushtarët e FSK-së

Lajme

Anton Quni viziton ushtarët e FSK-së

Nga: E.R Më: 26 qershor 2020 Në ora: 16:28
foto nga vendi ngjarjes

Ministri i Ministrisë së Mbrojtjes Anton Quni ka vizituar ka vizituar njësitë e Komandës së Forcave Tokësore (KFT), që po realizojnë kursin ‘Komando - Bereta’ në aeroportin e Gjakovës.

‘’E përgëzova Komandën e Forcave Tokësore për realizimin e këtij ushtrimi në mënyrë profesionale dhe shpreha vlerësimet e mia më të larta edhe për faktin se gjendemi në kohë të pandemisë COVID-19 dhe ushtarët e FSK-së megjithatë janë në formacion të plotë duke kryer ushtrimet e planifikuara, me disiplinë dhe përkushtim të madh, duke treguar kështu nivel të lartë profesionalizmi dhe aftësi taktike operuese’’, shkroi Quni në Facebook, transmeton ‘’Bota Sot’’

Postimi i plotë në Facebook

Me qëllim të njoftimit nga afër me operacionet e njësive të FSK-së, sot kam vizituar njësitë e Komandës së Forcave Tokësore (KFT), që po realizojnë kursin ‘Komando - Bereta’ në aeroportin e Gjakovës.

Komandanti i KFT-së, gjeneralbrigade Fadil Hadergjonaj, nga afër më njoftoi me objektivat e këtij ushtrimi, kapacitetet njerëzore dhe teknike si dhe me nivelin e arritjeve profesionale të ushtarëve të FSK-së, gjatë këtij ushtrimi.

E përgëzova Komandën e Forcave Tokësore për realizimin e këtij ushtrimi në mënyrë profesionale dhe shpreha vlerësimet e mia më të larta edhe për faktin se gjendemi në kohë të pandemisë COVID-19 dhe ushtarët e FSK-së megjithatë janë në formacion të plotë duke kryer ushtrimet e planifikuara, me disiplinë dhe përkushtim të madh, duke treguar kështu nivel të lartë profesionalizmi dhe aftësi taktike operuese.

Prandaj, para oficerëve, nënoficerëve dhe ushtarëve të njësisë përkatëse u zotova për ofrimin e mbështetjes maksimale për të avancuar edhe më tej në përmbushjen e detyrës së shenjtë, në kuadër të misionit të mbrojtjes së vendit dhe sigurisë së qytetarëve tanë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat