Disa të rinj protestojnë para zyrës së BE-së në Prishtinë: #KosovoCan’tBreathe

Lajme

Disa të rinj protestojnë para zyrës së BE-së në Prishtinë: #KosovoCan’tBreathe

Më: 26 qershor 2020 Në ora: 16:46
Foto Ilustrim

Disa të rinj kanë zhvilluar një aksion simbolik pranë Zyrës së Bashkimit Europian në Prishtinë me moton #KosovoCan’tBreathe.

Të rreshtuar, ata kanë mbajtur në duar afishe me mbishkrime për të treguar pakënaqësitë rreth mosliberalizimit të vizave për kosovarët nga ana e Bashkimit Europian, njofton Klan Kosova.

Sipas tyre, Kosova është George Floyd i Europës. Kujtojmë se më 25 maj të këtij viti, afro-amerikani Floyd ka ndërruar jetë në SHBA si pasojë e brutalitetit të policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat