Ditën kur u dorëzua aktakuza e Speciales për Thaçin e Veselin, ja çfarë kishte deklaruar Baton Haxhiu në një emision televiziv

Lajme

Ditën kur u dorëzua aktakuza e Speciales për Thaçin e Veselin, ja çfarë kishte deklaruar Baton Haxhiu në një emision televiziv

Nga: N.Sh Më: 26 qershor 2020 Në ora: 16:51
Baton Haxhiu

Aktakuza e Gjykatës Speciale për presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin dhe kreut të PDK-së, Kadri Veselit, sipas komunikatës së Speciales ishte dorëzuar me 24 prill.

Po këtë natë, gazetari Baton Haxhiu, ishte i ftuar në Presing që sipas Arlind Manxhukës të Lëvizjes Vetëvendosje, Haxhiu listoi tre elemente të marrëveshjes me Serbinë.

Manxhuka përmes një postimi në Facebook, ku edhe ka shpërnda videon e këtij emisioni ku bënte pjesë Baton Haxhiu, ky i fundit kishte kishte thënë këto tri elemente; zhbërjen e Gjykatës Speciale, amnistin e krimeve të luftës dhe definimin e veriut.

Postimi i plotë:

Ky emision eshte zhvilluar me 24 prill te ketij viti, ne diten qe u theksua se ishin dorezuar aktakuzat, sic theksohet ne komunikaten e fundit nga GJS.

Batoni listonte ate nate tre elementet e marreveshjes:

1. Zhberja e Gjykates Speciale;

2. Aministia e krimeve te luftes ne te dy vendet (Kosove&Serbi);

3. Definimi i veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat