Abazi: Ka më se 300 mijë nënshkrime për zgjedhje të reja

Lajme

Abazi: Ka më se 300 mijë nënshkrime për zgjedhje të reja

Nga: E.R Më: 26 qershor 2020 Në ora: 17:04
Haki Abazi

Haki Abazi nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se dorëheqja e Qeverisë Hoti është e domosdoshme dhe urgjentisht duhet bërë sepse përbën rrezik për interesin nacional dhe shtetëror në situatën e krijuar.

''Ka mëse 300 mijë nënshkrime për zgjedhje të reja dhe qytetarët e kanë shprehur qartë përcaktimin e tyre. Askush nuk mund të ndalë sovranin'', ka shkruar Abazi në Facebook, transmeton ''Bota Sot''.

Postimi i plotë në Facebook:

Dorëheqja e kësaj qeverie ilegale është e domosdoshme dhe urgjentisht duhet bërë sepse përbën rrezik për interesin nacional dhe shtetror në situatën e krijuar.

Ka mëse 300 mijë nënshkrime për zgjedhje të reja dhe qytetarët e kanë shprehur qartë përcaktimin e tyre. Askush nuk mund të ndalë sovranin.

Pazaret për president janë jetëshkurtura sikur se edhe jeta e pazarit për qeverinë Koti. Ky popull dhe ky shtet nuk duron pazare nga njerëzit që as nuk janë te votuar e as nuk kanë fije kredibiliteti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat