Ilir Meta i bindur në pafajësinë e Thaçit dhe Veselit: Kosova do ta përballojë edhe këtë sfidë

Lajme

Ilir Meta i bindur në pafajësinë e Thaçit dhe Veselit: Kosova do ta përballojë edhe këtë sfidë

Më: 26 qershor 2020 Në ora: 20:58
Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta shprehet i bindur në pafajësinë e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.

Në një postim në facebook, ai thotë se Kosova, me urtësi, unitet dhe largpamësi do ta fitojë edhe këtë sfidë.

Më herët gjatë një konference me gazetarët, Meta kërkoi mbështetje nga Kosova dhe Shqipëria për Presidentin Thaçi dhe kreun e PDK-së Veseli për të përballuar aktakuzat për krime luftë të ngritura ndaj tyre.

Por ndryshe nga Edi Rama, Presidenti tregohet i kursyer ndaj drejtësisë ndërkombëtare.

Thirrjes së Behgjet Pacollit për një tryezë të përbashkët Shqipëri-Kosovë, Kreu i Shteti i bën një autokritikë duke u shprehur se Kosova si shtet i pavarur i zgjidh krizat më mirë se vendi ynë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat