“I vetmi komb në tokë që feston një betejë të humbur, janë serbët”

Lajme

“I vetmi komb në tokë që feston një betejë të humbur, janë serbët”

Nga: D.RR Më: 28 qershor 2020 Në ora: 18:13
"Vidovdan"

I vetmi komb në tokë që feston një betejë të humbur, janë serbët. Dhe këtë festë e bën për të mashtruar me historinë.

Kështu ka shkruar në Facebook Jetlir Zyberaj, këshilltari i ish ministrit të jashtëm Behgjet Pacollit.

Sipas tij, serbët e bëjnë këtë për shkak se janë komb që mburren me gënjeshtrën si fundament kombëtar.

“Por, në epokën tonë, Vidovdan simbolizon ditën kur Millosheviqi si udhëheqësi i lavdishëm i serbëve, filloi luftërat gjenocidale kundër Kosovës, Kroacisë dhe Bosnjës me fjalimin e tij të famshëm”, ka shkruar ndër tjera Zyberaj.

Postimi i tij i plotë:

I vetmi komb në tokë që feston një betejë të humbur, janë serbët. Dhe këtë festë e bën për të mashtruar me historinë. Sepse serbët janë komb që mburren me gënjeshtrën si fundament kombëtar (shih Dobrica Qosic).

Por, në epokën tonë, Vidovdan simbolizon ditën kur Millosheviqi si udhëheqësi i lavdishëm i serbëve, filloi luftërat gjenocidale kundër Kosovës, Kroacisë dhe Bosnjës me fjalimin e tij të famshëm.

Koha kur shqiptarët u sollën në mënyrë konstruktive ka përfunduar.
Bota nuk i respektoi për këtë sjellje.
Ne duhet të kërkojmë interesat tona pa marrë parasysh nëse disa janë dakord apo jo.
Serbia duhet të përballet me të gjitha krimet që ka kryer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat