Vuçiq: Nuk kemi të drejtë që me Vidovdan të mashtrojmë brezat e ardhshme

Lajme

Vuçiq: Nuk kemi të drejtë që me Vidovdan të mashtrojmë brezat e ardhshme

Nga: F.B Më: 28 qershor 2020 Në ora: 22:18
Aleksander Vuçiq

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka deklaruar sot se populli i Serbisë nuk ka arsye që të turpërohet nga festa e Vidovdanit, por nuk ka të drejtë që ta shfrytëzoj për të mashtruar brezat e ardhshëm, shkruan “Danas” transmeton “Bota Sot”.

„Vidovdani është një nga ato festat, të cilat gjatë historisë janë bërë të mëdha edhe kur kemi fituar edhe kur kemi humbur, edhe kur kemi bërë gjëra të mëdha të ndershme edhe më rrallë të pandershme, shkruan Vuçiq në profilin e tij në Instagram.

Ai nënvizoi se Vidovdan është rritur dhe shndërruar në mit duke u bërë histori e“rëndë dhe tepër e përgjakshme” e Serbisë dhe asnjë festë tjetër nuk tregon më mirë sa krijimi i historisë dhe ardhmëria varen nga ajo se si dhe sa punohet.

„Për atë është me rëndësi që pikërisht sot, edhe njëherë të dëshmojmë sa jemi të gatshëm që të ruajmë vendin tonë, ta mbrojmë nga çd e keqe dhe ta shndërrojmë në vend të madh edhe të nderuar dhe atë në tokë jo vetëm në qiell” shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat