Antiç: Nyja e Kosovës nuk mund të shthuret pa Rusinë

Lajme

Antiç: Nyja e Kosovës nuk mund të shthuret pa Rusinë

Nga: F.B Më: 29 qershor 2020 Në ora: 13:37
Çedomir Antiç

Historiani serb Çedomir Antiç ka sqaruar se regjimi si ky i sotshmi që udhëheq me Serbinë mundet lehtë të rrëzohet ashtu siç ka dëshmuar edhe historia, shkruan “Srpskidnevnik” transmeton “Bota Sot”.

Bojkoti është metodë e mirë që ia doli të nxjerr në të pastër pushtetin nga opozita dhe gënjeshtrën nga e vërteta. Sot është qesharake kush do luaj rolin e opozitës në Kuvend, që absolutisht nuk ka asnjë lloj legjitimiteti

Antiç përkujtoi rënien e Partisë Përparimtare Serbe  nga shekulli 19 si frymëmarrje e jashtme popullore por nuk ka precizuar sa përparimtar aso kohe janë vrarë në pakënaqësinë popullore.

Për fat të keq sot në Serbi kemi vetëm gjurmë të demokracisë, kjo shihet me atë se asnjë lider sado o vogël qoftë që ka mbështetje të vogël nuk do të jap dorëheqje në partinë e vetë.

Çështjet shtetërore po shtyhen nën tepih dhe populli përmes medieve të kontrolluara shkakton mjegull me marrëzira.

Aktualisht janë në rrjedhë e sipër aktivitete rreth Kosovës, ndërsa presidenti aktual Vuçiq dëshiron marrëveshje me shqiptarët.

Ne sot atë problem nuk mund të zgjidhim sikur e zgjidhën kroatët në vitin 1995 sepse nuk kemi mbështetje në botë për zgjidhje të atillë dhe na duhet të shkojmë në marrëveshje, por shton se rezoluta 1244 nuk mund të ndryshohet pa pajtimin tonë dhe Rusinë.

Ajo është shkruar ashtu që praktikisht është e pamundur të shthuret dhe nuk mund të kuptohet që disa  kishin qëllim  në atë kohë.

Antiç lidhur me malin e Zi theksoi se  është e papranueshme që ata po krijojnë Kishën  e tyre dhe ajo që Serbia duhet të mbështes popullin e saj atje!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat