Disa qendra në Bujanoc në rivotim, e rëndësishme për mandatin e tretë për shqiptarët

Lajme

Disa qendra në Bujanoc në rivotim, e rëndësishme për mandatin e tretë për shqiptarët

Më: 29 qershor 2020 Në ora: 14:49
Gent Cakaj

Më 1 korrik në qendrat ku do të ketë përsëritje të zgjedhjeve në Bujanoc, duhet të kemi një dalje masive në zgjedhje dhe një mbështetje të fortë për listën e Luginës së Bashkuar.

Kështu ka deklaruar ministri në detyrë për Punët e Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj. Ai shtoi se përsëritja në disa qendra është thelbësore jo vetëm për mandatin e tretë, por edhe për ta ruajtur frymën shqiptare në Bujanoc.

“Pasi Kosova e Shqipëria kanë qëndruar me një zë e një frymë në mbështetje të kësaj liste, ju lutem mbështeteni deri në fund këtë ndërmarrje të përbashkët në të mirë të shqiptarëve”, vijoi Cakaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat