Vulin për viziten e Ramës në Kosovë: Po punon për Shqipërinë e Madhe

Lajme

Vulin për viziten e Ramës në Kosovë: Po punon për Shqipërinë e Madhe

Më: 30 qershor 2020 Në ora: 10:04
Aleksandar Vulin

Ministri serb i mbrojtjes, Aleksandër Vulin, ka reaguar ndaj vizitës së kryeministrit shqiptar Edi Rama në Kosovë, gjatë ditës së djeshme.

Sipas Vulin, miqësisë së Edi Ramës nuk mund t’i besohet, thuhet në Agjencinë serbe të lajmeve Tanjug

Vulin tha se Ramës i pëlqen të flas për pajtimin e shqiptarëve me serbët, por në ndërkohë që pajtimi nënkupton ndëshkim të serbëve, dhe angazhim për krijimin e Shqipërisë së Madhe.

Komentet e Vulin vinë derisa Rama është në vizitën dy ditore në Kosovë, ku gjatë vizitës është duke u takuar me udhëheqës politik të vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat