Në luftë me Shkëlzenin, në paqe me Luanin, Nazimi i dy epokave

Lajme

Në luftë me Shkëlzenin, në paqe me Luanin, Nazimi i dy epokave

Më: 30 qershor 2020 Në ora: 10:50
Luan Haradinaj, Shkëlzen Haradinaj, Nazim Ademaj

Luan Haradinaj, i biri i heroit Shkëlzen Haradinaj ka qenë njëri nga 15 kadetët e diplomuar dje në FSK.

Djaloshi i familjes Haradinaj është i vendosur që me sukses ta ndjek rrugën e babait, i cili ra dëshmor për lirinë e vendit.

Shkëlzeni njihej si një nga luftëtarët më të zot në rajonin e Dukagjinit duke qenë nismëtar e fitimtar në shumë beteja përballë armikut serb.

Krenarinë e nderin për të qenë pjesë e luftës me Shkëlzenin e kishte edhe Nazim Ademaj.

Por, Nazimi me siguri që nuk do të mendonte që një ditë do të kishte në krah të ushtrisë djalin e ish-bashkëluftëtarit, Luan Haradinajn.

Fotografia që tregon dy epoka të Nazim Ademajt është vërtetë epike dhe emocionuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat