Sipas analistëve serbë me Trampin Serbia nuk humbë gjithçka në Kosovë

Lajme

Sipas analistëve serbë me Trampin Serbia nuk humbë gjithçka në Kosovë

Nga: F.B Më: 30 qershor 2020 Në ora: 11:02
Donald Trump

Analistët serbë pajtohen me vlerësimin e kreut shtetëror se përtëritja e mandatit të liderit aktual amerikan do të ishte më mire për Serbinë, sepse administrate Tramp nuk konsideron se çështja e Kosovës  është jashtë rendit të ditës, shkruan “Novosti”, trasnmeton “Bota Sot”.

Për interesat e Serbisë do ishte e dobishme që presidenti aktual Tramp të fitonte edhe nj mandat në zgjedhjet e nëntorit sepse pozicioni ynë në politikën e jashtme do ishte më e favorshme posaçërisht  për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Këto janë vlerësimet që bëhen në lidhje me votimin presidencial, Vuçiq është i bindur se fitorja e Tramp për Serbinë do të ishte më mirë, ndërsa për ministrin Daçiq ajo nuk ka dilemë. Ai shtoi se duhet mobilizuar diasporën tonë për të mbështetur administratën Tramp sepse për dallim nga demokratët ai nuk konsideron se çështja e Kosovës është zgjedhur.

Në pyetjen sa është e mençur përcaktimi për njërin kandidat, Daçiq tha se: “Serbët në ShBA do të jenë një nga grupet që do votojnë në zgjedhjet amerikane. Për kënd do të votojnë do vendosin në bazë të interesave. Nuk ka asgjë të keqe që të sugjerohet për kënd të votojnë, por duke parë përvojën me administratën Tramp në lidhje me Kosovën, ajo ka respektuar qëndrimet tona, gjë që administratat tjera nuk e kanë bërë”.

Se ky qëndrim i zyrtarëve serb nuk është i pabazë tregojnë edhe biseduesit e "Novosti", që thonë se plani i politikës së jashtme amerikane të administratës Tramp ka dëshmuar pragmatizëm dhe gatishmëri për dalje nga kuadri politik amerikan.

Analisti i politikës së jashtme nga Qendra për stabilitet shoqëror Nemanja Staroviç thotë se lidhur me Ballkanin, Tramp identifikohet me të dërguarin special Grenell, që deri tash ka tërhequr disa hapa të cilër nuk janë marr me mend nga presidentët tjerë:

“Përveç gatishmërisë që të dëgjoj qëndrimet e Beogradit, Tramp ka heq dorë nga qasja binare e çështjes së Kosovës, ku njëra pale humb gjithçka e tjetra fiton. Si duket kanë më pak mirëkuptim me mos dëgjueshmërinë nga Prishtina, pasi për të krijuar kushtet e vazhdimit ata ndërruan dy qeveri duke përmendur edhe sanksione ekonomike ndaj shqiptarëve dhe tërheqjen e trupave amerikane nga Kosova”.

Staroviç beson se në rast fitore të Tramp politika e jashtme amerikane do angazhohet për idenë e “pajtimit historik” mes Serbisë dhe ShBA-ve që do hapte mundësi për zgjidhjen e çështjes së Kosovës me parimin thelbësor të kompromisit.

Gazetarja Ljiljana Smajloviç thotë për "Novosti", se ne e dimë se Thaçi në sy të kandidatit demokrat Bajden ësht[ Xhorxh Uashingtoni i shqiptarëve: “Kjo do të thotë se nuk kemi pse të shpresojmë për administratën Bajden. Pak më duket e çuditshme që presidenti Vuçiq u rreshtua në anën e Trampit duke ditur se gjasat e fitores po bien çdo ditë. Por Serbia nuk mund të paraqitet sikur nuk sheh se kundërshtarët tanë janë kundërshtarë të Trampit. Taksat u hoqën  jo me intervenimin e BE port ë njeriut yç të Trampit Grenell edhe pse evropianët janë ata që mbrojnë marrëveshjet dhe nuk mbrojtën Serbinë.

Për Staroviç nëse fiton Bajden do të thotë rikthim i klintonëve në administratë: “Nga radhët e bashkëpunëtorëve të Bajdenit ka tone më të buta krahasuar me ato nga administratat tjera demokrate, por vetë fakti se shqiptarët e Kosovës çdo gjë kanë vënë për Bajdenin, pala jonë duhet të ketë kujdes nëse vjen një rezultat i tillë në zgjedhjet e nëntorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat