BE: Kosova të caktojë negociatorët për dialogun me Serbinë

Lajme

BE: Kosova të caktojë negociatorët për dialogun me Serbinë

Nga: F.B Më: 30 qershor 2020 Në ora: 14:22
BE

Në Bruksel kanë folur për paralajmërimin e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit se do mbetet në detyrën e presidentit deri në konfirmimin e akuzës dhe përsëritin se i mbetet Prishtinës që të caktojë negociatorët për vazhdimin e dialogut, shkruan “Blic”, transmeton “Bota sot”.

Zëdhënësja e BE-së, Virgjini Batu me rastin e synimeve evropiane për vazhdimin e dialogut ka nënvizuar se Brukseli është i njoftuar me qëllimin e presidentit të Kosovës negociatorit kryesor të deritashëm të Prishtinës Thaçit  që përkundër akuzës së ngritur për krime lufte të mbetet ne funksion.

“Ne ftojmë në bashkëpunim të plotë me Gjykatën Speciale, kjo do të jetë tregues i qartë i përcaktimit të Kosovës për sundimin e ligjit që është elementi kyç për përparimin në integrimin evropian”, tha Batu.

Në pyetjen nëse Thaçi do të jetë negociator i pranuar për BE për vazhdimin e dialogut, Batu përsëriti se BE “nuk komenton” proceset gjyqësore as nuk prejudikon vendimin e pushtetit në Kosovë.

“Nuk është e BE-së që të zgjedh me kënd të bisedojë në kuadër të dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës. Iu mbetet autoriteteve në Kosovë që të vendosin kush mund të i përfaqësoj më së miri”, tha ajo.

Ditë më parë presidenti Thaçi ka anuluar takimin me presidentin e Serbisë  që ishte planifikuar me 27 qershor, pas ngritjes së aktakuzës.

Gjatë korrikut pritet të organizohet samiti në Paris që do i përkushtohet dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës dhe një raund i bisedimeve në Bruksel.

Por tash për tash ende nuk dihet kush do të përfaqësoj Prishtinën në këto takime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat