​Veliu takim me ministrat e Brendshëm të MARRI-t

Lajme

​Veliu takim me ministrat e Brendshëm të MARRI-t

Më: 30 qershor 2020 Në ora: 15:40
Foto nga takimi

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, sot udhëhoqi takimin e Forumit të MARRI-t, nën presidencën e Kosovës, në të cilin takim morën pjesë edhe ministrat e Punëve të Brendshme të shteteve anëtare të Iniciativës Rajonale për Migrim, Azil dhe Migracion (MARRI).

Me këtë rast, ministri Veliu theksoi se është punuar shumë që prioritetet e MPB-së të reflektojnë me nevojat dhe sfidat me të cilat ballafaqohen. Ai tha se ka pasur një angazhim maksimal nga ana e sekretariatit të MARRI-t për realizimin e prioriteteve, së bashku me partnerët nga organizatat e ndryshme.

Ministri Veliu gjithashtu shprehu mirënjohjen e tij se gjatë presidencës u nënshkrua një ndër projektet më të rëndësishme për të ardhmen me GIZ-in gjerman, në vlerë prej 5 milionë eurove, ai për “Parandalimin dhe Luftimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore në Ballkanin Perëndimor”, me të cilin shteti gjerman edhe një herë demonstroi përkushtimin serioz për shtetet tona.

Ndryshe, MARRI përfaqëson një instrument mjaft të rëndësishëm për ngritjen e kapaciteteve dhe shkëmbimin e informatave e përvojave si dhe është standard i sigurisë, migrimit dhe azilit.

Në kuadër të mandatit të saj, për secilin shtet pjesëmarrës MARRI mundëson njohjen, afrimin dhe bashkëpunimin konstruktiv të zyrtarëve të shteteve pjesëmarrëse në këtë organizatë.

Kosova është anëtare e kësaj organizate që nga viti 2015 me të drejta të plota e cila përbëhet nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia Veriore dhe Serbia.

Prej qershorit të vitit të kaluar e deri më sot, Kosova ka kryesuar me Presidencën e MARRI-t, ndërsa tutje me presidencë do të udhëheqë Mali i Zi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat