Cilat maska janë më të mirat kundër COVID-19 dhe cilat s’e parandalojnë fare virusin

Lajme

Cilat maska janë më të mirat kundër COVID-19 dhe cilat s’e parandalojnë fare virusin

Më: 1 korrik 2020 Në ora: 10:22
Foto Ilustrim

Maskat e përgatitura në shtëpi me shtresa të shumta të pëlhurave janë modelet më të mira për ta parandaluar përhapjen e koronavirusit, sipas një studimi të ri.

Hulumtuesit nga Universiteti i Floridës ekzaminuan materiale dhe modele të ndryshme, për të gjetur opsionin më të mirë për ngadalësimin e përhapjes së virusit nëpërmjet spërklave, shkruajnë mediet e huaja.

Sipas studimit, maskat e stilit ‘bandana’ janë ato që nuk ofrojnë aspak mbrojtje nga COVID-19.

Kreu i studimit, Dr Stella Batalama, tha se ata donin të zbulonin opsionet më të mira për zvogëlimin e përhapjes së COVID-19.

“Studiuesit tanë kanë demonstruar se si maskat janë në gjendje të zvogëlojnë ndjeshëm shpejtësinë dhe gamën e spërklave të frymëmarrjes”, tha Batalama.

Ata testuan një gamë të maskave që janë lehtësisht të disponueshme për publikun e gjerë.

Maskat me shtresë të vetme ishin ato që përbënin më së shumti fragjilitet në aspektin e mbrojtjes.

Udhëheqësja e studimit, Dr Siddhartha Verma, tha që ata donin të përcillnin para publikut rëndësinë e distancës sociale dhe vendosjes së maskave. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat