Vuçiq: Serbia është e gatshme për vazhdimin e dialogut me Kosovën, por...

Lajme

Vuçiq: Serbia është e gatshme për vazhdimin e dialogut me Kosovën, por...

Nga: F.B Më: 1 korrik 2020 Në ora: 15:40
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq deklaroi sot se e pret së shpejti vizita të rëndësishme në Beograddhe të gjitha kanë të bëjnë me Kosovën, duke nënvizuar se këtu jemi për dialog por askush nuk mund të urdhëroj zgjidhjen, shkruan “Novosti”, transmeton “Bota Sot”.

Ai nuk ka zbuluar zyrtarët e jashtëm që do qëndrojnë në Beograd por potencoi se secila visitë ka të bëjë me Kosovën.

Në lidhje me raportet me Gjermaninë, Vuçiq tha se është racional pasi bëhet fjalë me fuqinë më të madhe evropiane dhe një nga dy fuqitë botërore që dolën të forta nga pandemia.

Ai shtoi se jemi të pajtimit në gjithçka por shumëçka vret nga Gjermania.

Ai tha se nuk është i lumtur me raportin e Gjermanisë ndaj Kosovës, sikur as ata me tonin sepse nuk duam të pranojmë Kosovën dhe ky mospajtim do të vazhdoj.

Në lidhje me hapat tjerë në dialogun mes Prishtinës edhe Beogradit shtoi se duhen Franca edhe Gjermania të merren vesh çfarë të bëjnë me ne sepse ne jemi problem pasi nuk kemi qëndrim të njëjtë me ta rreth Kosovës.

“Ky është problem i tyre me ne, e joni është se askush nuk ka pozitë tjetër përveç pavarësisë së Kosovës”, tha ai.

“Ne jemi të gatshëm për dialog, kur të duan, por që të më urdhërohet zgjidhja nuk është e mundshme” tha Vuçiq.

Deri tash shtoi ai kam dëgjuar 500 propozime të ndryshme, por asnjë nuk e ka marr konkretisht në letër.

Rreth asaj që ka të bëjë me iniciativën e BE dhe ShBA-ve, ai shtoi se është e qartë se nuk  mund të merren vesh kush të kontrolloj Ballkanin dhe këto janë problem mes tyre.

I pyetur në fjalorin e shahit se cili është potezi i radhës, Vuçiq tha se “përherë është në mungesë kohe por duhet të jemi të kujdesshëm”.

“Ka mbetur pak kohë jemi të shtyrë në tavolinë por na duhet durimi dhe përkushtimi për duelin”.

Vuçiq tha se ne nuk po flasim me Prishtinën por me vendet perëndimore. “Gjithë kohën kur kemi zhvilluar dialogun, ne e zhvilluam jo me Prishtinën po me perëndimin, ne nuk e kishim Thaçin garant për asociacionin” tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat