Ja prioritetet e Gjermanisë në kryesimin e BE-së, ndër to edhe çështja e Kosovës

Lajme

Ja prioritetet e Gjermanisë në kryesimin e BE-së, ndër to edhe çështja e Kosovës

Nga: F. B. Më: 2 korrik 2020 Në ora: 09:52
Gjermania

Berlini në kryesimin e BE-së do të angazhohet në luftimin e pasojave të pandemisë, të vazhdoj me reformat në BE, të arrijë marrëveshjen pas largimit të Britanisë sikurse edhe fokusimi në çështjet regjionale përkatësisht dialogu mes Beogradit e Prishtinës, thonë diplomatët perëndimor, shkruan “Novosti”, transmeton “Bota Sot”.

Sipas kësaj  ndonëse mbetet si çështje që mund të jetë prioritet i punës 6 mujore, zgjerimi nuk do të jetë ndër prioritetet e fillimit të listës thonë diplomatët.

Njohësit e situatës dhe diplomatët e shohin Gjermaninë si kryesuese të vendosur dhe ndër qëllimet e punës së saj “angazhimin për të siguruar perspektivën evropiane për vendet e Ballkanit dhe pranimin e tyre në BE”, ndonëse ka edhe zëra që këtë nuk e shohin si prioritet.

Zyrtarët gjerman në Bruksel kryesimin e tyre e quajnë “kryesimi korona”, gjë që flet qartë  për fokusimin  në 6 muajt e ardhshëm.

Tema e parë pa dilemë do të jetë marrëveshja për buxhetin shtatëvjeçar dhe fondin për sanimin e BE-së pa lënë anash edhe bisedimet me Londrën për përfundimin e “brexit” dhe raportet tregtare mes BE dhe Britanisë.

Në rend dite padyshim do të jenë edhe çështjet që ndërlidhe me migracionit, ndryshimeve klimatike por edhe ardhmërisë së vetë BE-së.

Diplomatët gjerman jozyrtarisht lidhur me zgjerimin e BE-së thonë  se do të jetë një nga prioritetet, por kriza aktuale e pandemisë disa plane i ka vënë në plan të dytë.

Kreu i Këshillit për politikë të jashtme të Parlamentit Evropian Dejvid Mekalister thotë se Berlini tradicionalisht është i përkushtuar dhe i kushton vëmendje zgjerimit, ndonëse ai shprehet se fokus  kryesor do të jetë ringjallja ekonomike e unionit.

“Prioritet tjetër do të jetë dalja e Britanisë nga tregu i përbashkët dhe dogana e unionit deri në fund të vitit. Shpresoj që gjermania do përmbush moton e kryesimit dhe të krijojmë përsëri BE të fortë” tha ai.

Nga ana tjetër largimi i vëmendjes nga zgjerimi nuk do të thotë presion më i vogël ndaj Serbisë. Gjermania ka treguar qëllim të fuqishëm që mos të lejoj ShBA që të merr ndërmjetësimin mes Beogradit edhe Prishtinës nga BE.

Kryesuesja e BE pritet të shtoj presionin për vazhdimin e dialogut me qëndrimin e fortë se nuk lejon hapjen e temës për ndarje të Kosovës dhe kërkesën nga Beogradi për njohjen e Kosovës në bazë të kufijve sipas Kushtetutës së saj.

Serbia gjatë kryesimit kroat të BE-së për herë të parë nga fillimi i bisedimeve nuk ka hap asnjë kapitull.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat