Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e Zi fton të gjitha subjektet politike shqiptare që të bashkohen dhe të dalin së bashku në zgjedhje

Lajme

Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e Zi fton të gjitha subjektet politike shqiptare që të bashkohen dhe të dalin së bashku në zgjedhje

Nga: F. B. Më: 2 korrik 2020 Në ora: 09:59
Mali i Zi

Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve të Malit të Zi ka ftuar të gjitha subjektet politike të shqiptarëve dhe drejtuesit e tyre që të bashkohen dhe të dalin së bashku në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, ka njoftuar RTCG, transmetojnë “B92” dhe “Bota Sot”.

Në njoftimin nga Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve thuhet se “besojnë se kjo është dëshira e pjesës votuese të shqiptarëve që jetojnë në Malin e Zi.

“Është koha që të bashkohen të gjitha subjektet kombëtare rreth platformës politike , ku do përfshihen të gjitha problemet me të cilat sot ballafaqohen shqiptarët në Malin e Zi, sipas përparësisë për ruajtjen e identitetit kombëtar, evitimin e asimilimit, prezantimit proporcional dhe dinjitoz në institucione etj” thuhet në Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve.

Ata kanë sqaruar se një platformë e tillë do të jetë parakusht për pjesëmarrjen e shqiptarëve në pushtetin e Malit të Zi dhe këto do të mund të jenë disa nga temat në bazë të cilave do të ndërtohet marrëveshja dhe besimi me trupin votues shqiptar në Malin e Zi për listën e përbashkët kombëtare për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat