Rreth 35 mijë qytetarë të Kosovës e braktisën vendin, ja komunat ku ikën me së shumti

Lajme

Rreth 35 mijë qytetarë të Kosovës e braktisën vendin, ja komunat ku ikën me së shumti

Më: 2 korrik 2020 Në ora: 20:22
Foto ilustrim

Rreth 35 mijë shtetas të Kosovës ia kanë dhënë lamtumirën Kosovës gjatë vitit të kaluar.

Ata kanë hequr dorë nga vendlindja e tyre në kërkim të një jetë më të mirë në shtetet e huaja. 

Shumica e tyre e kanë braktisur vendin shkaku i bashkimit familjar dhe gjetjes së një vendi pune. 

LEXO EDHE: A do të vijnë mërgimtarët në Kosovë pas këtij vendimi të Zvicrës?

“Numri i personave që kanë ndërruar vendbanimin nga komuna e mëparshme (nga një komunë në komunë tjetër-brenda Kosovës) është vlerësuar të jetë gjithsej 9,132 banorë (bazuar në trendin e martesave, lëvizjet në periudhën 5 vjeçare: 2005-2010 të nxjerra nga baza e regjistrimit të popullsisë si dhe numrin e nxënëseve që kanë ndërruar komunën e vendbanimit rezident)”, thuhet në raport.

E për dallim prej atyre që braktisën Kosovën, rreth 6 mijë persona e zgjedhën Kosovën që të banonin. 

Në këtë numër janë përfshirë të kthyerit/riatdhesuarit, numri i azilkërkuesve të Kosovës që kanë fituar të drejtën e nënshtetësisë, si dhe te gjithë ata persona qe kane leje qëndrimet më shumë se një vit qëndrimi në Kosovë.

“Sipas të dhënave nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), komuna, UNHCR, IOM. të dhënat nga disa komuna, te dhënave nga disa institute statistikore dhe te dhënat nga databaza e Eurostatit numri i imigrantëve në Kosovë, gjatë vitit 2019 ishte gjithsej 6,066 banorë”, ka be?re? te? ditur ASK-ja.

Sipas një hulumtimi të EPIK, rreth 1,249,706 (44%), qytetarë janë larguar nga Shqipëria e Kosova në periudhën 2008-2018.

“Viteve të fundit diskursi publik në Ballkanin Perëndimor dhe Bashkimin Evropian është dominuar nga raportimet dhe debati publik për shkallën e emigrimit të qytetarëve nga rajoni i Ballkanit. Në mënyrë që të kontribuojmë që ky diskurs të jetë sa më i informuar, Instituti EPIK ka ndërmarrë hulumtimin e radhës, për të kuptuar ndikimin real të emigrimit të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor drejt BE-së gjatë periudhës 2008- 2018”, thuhet në raportin e këtij instituti.

Në këtë listë, prin Shqipëria për t’u renditur e dyta Kosova me 529.647 (30%) qytetarë të larguar nga vendi.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat