ATK: Tejkalohet projeksioni i të hyrave edhe për muajin qershor

Lajme

ATK: Tejkalohet projeksioni i të hyrave edhe për muajin qershor

Më: 3 korrik 2020 Në ora: 10:53
Foto ilustrim

Administrata Tatimore e Kosovës njofton se rikthimi në normalitet i deklarimit dhe pagesës së tatimeve, ka reflektuar edhe në muajin qershor, për të cilin vërehet rritje e dukshme e të hyrave në raport me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, si dhe në raport me muajt paraprak.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se shuma e inkasuar për janar-qershor 2020 është 215.9 milionë euro, ku diferenca e rritjes është në muajin maj dhe qershor, pas vështirësive të krijuara nga pandemia për periudhën e muajve mars dhe prill, të hyrat e mbledhura vetëm në muajin qershor janë në vlerë 29,8 milion euro, 5.7 % ose 1.6 milion euro më shumë se plani i paraparë.

Ndërsa, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (qershor 2019) kemi rritje për 13.6%  apo 3.5 milionë euro më shumë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat