Lajçak: Pa Rusi e Kinë, s’ka marrëveshje Kosovë-Serbi

Lajme

Lajçak: Pa Rusi e Kinë, s’ka marrëveshje Kosovë-Serbi

Nga: F. B. Më: 3 korrik 2020 Në ora: 11:49
Miroslav Lajçak

Evropa ka pranuar se pa Rusinë dhe Kinën nuk ka zgjidhje të çështjes së Kosovës. I dërguari special i BE-së Miroslav Lajçak tha se është legjitime që Rusia të tregojë interesim për dialog dhe deri tash nuk ka vërejtur mënyrë negative të përzierjes së saj në këtë proces, shkruan “Alo”, transmeton “Bota Sot”.

“BE nuk ka asgjë për të fshehur kur bëhet fjalë për dialogun mes Prishtinës edhe Beogradit, sepse nëse vjen te marrëveshja ajo duhet të miratohet në KS të OKB-së ku ulen edhe Kina e Rusia”, tha Lajçak.

Diplomati sllovak ka shtuar se nuk ka vërejtur përzierje në mënyrë negative të Rusisë në gjithë procesin. Duke folur për qëllimin e bisedimeve, ai shtoi se marrëveshja duhet të jetë e qëndrueshme, që do të zgjidh çështjet e hapura njëherë e mirë dhe që do të jetë gjithëpërfshirës dhe i pranueshëm për të gjitha vendet e regjionit dhe BE-së.

Për këtë nevojitet unitet politik edhe në Kosovë edhe në Serbi, kjo në Beograd është më lehtë të arrihet, ndërkohë përfaqësuesve të Kosovës iu ka transmetuar se dialogu nuk guxon të bëhet temë e politikës ditore.

“Çështja e dytë që është e nevojshme është uniteti shoqëror përkatësisht që shoqëritë duhet të kuptojnë se çfarë është procesi i bisedimeve  dhe çfarë do të iu sjell” – tha ai.

Lajçak ka thënë se dialogu i Prishtinës dhe Beogradit është rrugë drejtë BE-së për të dy palët dhe se kjo iu është bërë e qartë përfaqësuesve të dy palëve në Bruksel në javën e shkuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat