DW: Ballkani perëndimor ka pritje të jashtëzakonshme nga Berlini, që as në teori nuk mund të përmbushen

Lajme

DW: Ballkani perëndimor ka pritje të jashtëzakonshme nga Berlini, që as në teori nuk mund të përmbushen

Nga: F.B Më: 3 korrik 2020 Në ora: 16:08
Ilustrim

Në kryesimin gjerman të BE-së janë vendosur shpresa të mëdha ndër tjera edhe nga Ballkani perëndimor ku pritet mbështetje për procesin e zgjerimi” shkruan Deutsche Whelle, transmetojnë “Blic” dhe “Bota Sot”.

Kancelarja  Merkel qartë ka dhënë të kuptohet  cilat do të jenë prioritetet e BE-së ku në maje ka vendosur përballjen me krizën e pandemisë përfshirë përtëritjen e ekonomisë së goditur dhe brexit-in.

Por vendet e Ballkanit perëndimor kanë pritje të jashtëzakonshme nga roli i ri i Berlinit që supas DW as teoria nuk i përmbush dot..

“Shqipëria e Maqedonia Veirore kanë gjasat më të mëdha të përparojnë në përpjekjet e tyre për ofrim ndaj BE-së sepse për këtë Gjermania angazhohet tash e sa kohë..

Por sips DW në tetorin e shkuar këtë rrugëtim  u ndaluan nga Franca, Holanda e Danimarka me qëndrimet për reforma të thella dhe reformat e brendshme të strukturës se BE-së.

BE është mbështetëse e Ballkanit

Si thuhet në tekst shumë vende të Ballkanit mbështeten në BE posaçërisht në Gjermaninë për shkka mbështetjes së projekteve infrastrukturore, p.sh. hekurudha mes Nishit e Prishtinës, autostradës në Bosnje , zgjerimit të rrjetit të gazit etj..

“Lehtësimi i udhëtimit është në maje të dëshirave të vendeve të Ballkanit posaçërisht për të rinjtë – thuhet DW.

Problemi politik i BE në Ballkan përherë ka qenë fragmentimi dhe mos veprimi unik i 27 vendeve anëtare që secila ka tërheq në drejtimin e vetë dhe ka shkaktuar mos kuptime.

"DW” shkruan se përfaqësuesi i lartë Borel është përgjegjës për Ballkanin dhe i dërguar i tij për regjion është Lajçak.

Por pasi Spanja edhe Sllovakia nga çështjet e brendshme nuk njohin Kosovën, gjasat për baraspeshim të sinqertë mes Beogradit e Prishtinës nuk janë të mira sipas DW.

SHBA në regjion

Kohëve të fundit ShBA që në Ballkan përcjellin qëllimet e veta gjithnjë e më shumë po sfidojnë BE, ndërsa sipas gazetës gjermane qëllimet shpesh nuk janë në harmoni me Brukselin ndërsa “shembulli më i ri është konflikti i Kosovës me Serbinë”

ShBA si ndërmjetësues shumëvjeçar bukvalisht kanë marr mazën kur me 27 qershor pa koordinim me Brukselin ftuan të dy palët në Shtëpinë e Bardhë.

“Takimi spektakular dështoi vetëm për shkak se prokuroti ndërkombëtar amerikan i Gjykatës ndërkombëtare për Kosovën në Hagë papritur shpalli akuzën ndaj Thaçit që ishte drejtues i kryengritësve dhe me të akuzuar tjerë thuhet se janë përgjegjës për 100 vrasje në periudhën 1998/99”- thotë  DW.

Me këtë BE u rikthye në lojë dhe në korrik Beogradi e Prishtina do të bisedojnë në paris ashtu si ka planifikuar Brukseli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat