Ambasadori amerikan: Së shpejti takimi Kosovë-Serbi

Lajme

Ambasadori amerikan: Së shpejti takimi Kosovë-Serbi

Nga: F. B. Më: 4 korrik 2020 Në ora: 14:02
Entoni Godfri

Takimi i përfaqësuesve të Beogradit dhe Prishtinës në Shtëpinë e Bardhë nuk është anuluar por është shtyrë deklaroi ambasadori i ShBA-ve në Serbi Entoni Godfri, duke shtuar se presidenti i Serbisë Vuçiq së shpejti do të ketë bisedues nga pala e Kosovës, shkruan “Danas”, transmeton “Bota Sot”.

“Pas zgjedhjeve presidenti Vuçiq ka mandat që të merret me këtë çështje. Një nga pasojat  të rezultateve të zgjedhjeve është se ai ka përgjegjësinë e plotë në palën serbe dhe sfidë për Prishtinën është se ata aktualisht nuk kanë bisedues për te” tha Godfri.

Ai ka nënvizuar se sipas informatës që ka marr nga Prishtina po punohet në ngjarje të shumta për bisedë dhe Vuçiq së shpejti do ketë biseduesi nga pala e tyre.

“Përshtypjet e mia tash, kur jemi pajtuar me ritmin që duhet të jetë i përshpejtuar, andaj mund të presim ngjarje dhe aktivitete të shumta rreth kësaj teme edhe në kryeqytetet evropiane” tha Godfri.

Duke fol për kuadrin kohor të ngjarjeve që pasojnë, Godfri ka thënë se i dërguari special i presidentit amerikan Grenell ishte shumë direkt dhe ka porositur nëse ky proces nuk do të sjell rezultat ai ka me çka të merret dhe rasti i njëjtë është edhe me Vuçiqin.

Për rolin e Grenellit ambasadori Godfri tha se përshtypja e tij është se mos të ishte energjia dhe përkushtimi i madh i Grenellit edhe më tutje do merreshim me taksat edhe masat e reciprocitetit si pengesë për fillimin e dialogut.

Ai theksoi se ShBA-të janë të kënaqura që pengesat janë mënjanuar dhe se është i sigurt se me përfshirjen edhe të dërguarit të BE-së për dialog Lajçak do të vazhdohet dialogu.

“Partnerët tanë evropian tash janë shumë aktiv sepse përpiqen të harmonizojnë hapat me ritmin që ka vendos Grenell” tha Godfri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat