Luigj Imeri i emëruar nga Kurti, avancon militantë të Vetëvendosjes në pozita të larta në KEK

Lajme

Luigj Imeri i emëruar nga Kurti, avancon militantë të Vetëvendosjes në pozita të larta në KEK

Më: 4 korrik 2020 Në ora: 15:42

Ushtruesi i detyrës së kryeshefit ekzekutiv në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), Luigj Imeri ka filluar një “fushatë” të avancimeve të militantëve politik në pozitat të larta në këtë ndërmarrje publike.

Vetëm brenda dy jave, Luigj Imeri i cili u emërua në prill të këtij viti në pozitën e U.D/ kryeshefit në KEK nga Bordi i Përkohshëm i Qeverisë Kurti, ka ngritur në pozita disa militantë partiak.

Kështu kanë bërë të ditur burime të sigurta të IndeksOnline brenda KEK-ut duke dërguar edhe dëshmi se këta punëtor janë të lidhur direkt me partinë e Albin Kurtit, e një nga ta edhe me LDK-në.

I avancuar në pozitë është Milot Podvorica, i cili deri në rrëzimin e Qeverisë Kurti ka qenë këshilltar i ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia.

Podvorica më herët ka qenë edhe asamblist i Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës dhe në të njëjtën kohë ka marrë pagë edhe nga KEK.

Në kohën kur ka ardhur në pushtet partia e tij, Podvorica ka ndërprerë marrëdhënien e punës në KEK dhe është emëruar këshilltar i ministrit Vitia. Në momentin kur ka rënë nga pushteti qeveria Kurti, i njëjti është kthyer në punë në pozitën ku ka qenë, zyrtar ligjor. Kurse vetëm pak kohë pas kthimit të tij në KEK nga ajo pozitë politike është avancuar në kabinetin e U.D/ kryeshefit, Luigj Imeri në pozitën e këshilltarit të lartë.

Podvorica është personi që u fotografua nga IndeksOnline duke e shoqëruar ish-ministrin Xhelal Sfeqla gjatë vizitës së dyshimtë që kishte në KEK e që u bë lajm në shumicën e mediave.

Në Ministrinë e Shëndetësisë, i punësuar ishte edhe vëllai i Milotit, Arbnor Podvorica, shofer i ministrit Vitia.
 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat